TONDACH® bukuri natyrale & pullaze të qëndrueshme

Cilën vlerë të shtuar e ofron TONDACH®?

Kërkesat për materiale pullazi rriten, jo vetëm në pikëpamje të kushteve aktuale klimatike por edhe të jetëgjatësisë, ekologjisë, efiçensës energjetike dhe dizajnit.

Argjila si material mbulues për pullaz është zhvilluar dhe dëshmuar  historikisht si material ndërtimorë  i vlerësuar,mundet më së miri të plotësoj të gjitha kërkesat ”e reja“ krahasuar me materialet tjera.

Nga  perspektiva ekologjike tjegullat nga argjila po fitojnë poena, sepse tjegullat e vërteta TONDACH®  prodhohen nga dheu,uji,ajri dhe zjarri  dhe nuk përmbajn asnjë shtesë kemikale. Si prodhues i vetëm austriak i tjegullave argjilore  TONDACH Gleinstätten fitoi çmimin europian „Natureplus“. 

Natureplus është  simbol ndërkombëtar i kualitetit  në laminë e banimit dhe  materialit ndërtimorë,  të gjithë pjesmarrësit i orienton në drejtim të  qëndrushmërisë.  Produktet, të cilat mbajn këtë shenjë, i dallon posaçërisht  kualiteti  në pikëpamje të  shëndetit, mjedisit jetësorë  dhe  funkcionit.

Produkt i pastërt natyror „tjegullë nga argjila“ me pjekje në mbi 1000°C  arrin jetëgjatësi mbi 100 vjet. Funkcionaliteti  përfshin hyrje-daljet e  nxehtësisë, klimën  e banimit dhe nuk nevojitet mirëmbajtje. Pullazi i përsosur me tjegulla TONDACH®  mund të ulë shpenzimet e energjisë deri në 20% në vit. Për atë arsye tjegullat e vërteta janë një plotësim te shtëpitë me energji të ulët, shtëpitë  pasive dhe shtëpitë e reja solare.