TONDACH® bukuri natyrale & pullaze të qëndrueshme

TONDACH® mban çertifikatën kryesore evropiane për cilësi

Natyra Plus - është një organizatë mjedisore ndërkombëtare, të cilët i kan vënë vetes për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit.

Certifikata e cilësisë evropiane "natureplus" është shenja ndërkombëtare e cilësisë të produkteve për ndërtim dhe banim, e cila të gjithëve që janë të kyqur në sektorin e ndërtimit ju jep orientimin drejt qëndrueshmërisë së produkteve. TONDACH Gleinstätten AG është i autorizuar të mbaj këtë shenjë të cilësisë. Produktet që shfaqin këtë simbol, karakterizohen për një cilësi të lartë sidomos në aspektin e shëndetit, mjedisit dhe funksionalitet.

TONDACH® gjithmonë është kujdesur për procesin absolutisht të pastër të prodhimit natyror, i cili në fund të fundit krijon produktet krejtësisht natyrore. Produktet TONDACH® janë krejtësisht pa aditive kimike. Ato bëhen nga katër elemente - toka, uji, ajri dhe zjarri. Fuqia e natyrës e ndërlidhur me metodat moderne të prodhimit siguron vlera dhe materiale të qëndrueshme të ndërtimit për breza.

TONDACH® është kompania e parë austriake që u dekorua me  çertifikatën ndërkombëtare Natyra plus.

www.natureplus.org