TONDACH® bukuri natyrale & pullaze të qëndrueshme

TONDACH dhuron 100 pullaze për viktimat e përmbytjeve në Ballkan

16. juin 2014
Ein Haus versinkt im Schlamm

Më shumë se 3 milionë njerëz janë prekur në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi nga përmbytjet më të këqia në më shumë se 100 vjet.

Situata në rajonet e përmbytjeve në Ballkan qetësohet ngadalë, në pjesë të Bosnjës dhe Serbisë, shirat e fundit janë përsëri shqetësuese - në çdo rast çka mbetet pas janë baltë dhe shtëpi të dëmtuara. Sipas BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dëmi i shkaktuar nga përmbytjet katastrofike do të arrijë në rreth 3 miliardë euro.

Ndihma e shpejtë përmes ofrimit të materialeve të ndërtimit.

Në zonat e krizës tani qëndrojnë punët e pastrimit dhe rindërtimi mund të fillojë. Më të prekur nga fatkeqësia janë pjesë të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Për t‘i dhënë viktimave të prekura nga përmbytja në këtë rajon, sa më shpejt që të jetë e mundur, përsëri një pullaz mbi kokën e tyre, TONDACH Gleinstätten dhe Wienerberger sigurojë menjëherë dhe falas tjegulla dhe tulla për viktimat e përmbytjeve.

"Mbështetja e njerëzve në këtë rajon është një prioritet i lartë për ne. Ne duhet shpejt të kujdesemi që personat në fjalë të kenë përsëri një pullaz mbi kokat e tyre dhe infrastrukturë të nevojshme, si kopshte, shkolla dhe shtëpi të shëndetit që do të restaurohen. Ne duam që krahas shoqatave të shumta bamirëse të japim kontributin tonë në rindërtimin e shpejtë në kuadër të mundësive tona. Ne do të mbështesim viktimat e përmbytjes me rreth 15.000 m² mbulesë pullazi ", thotë Martin Olbrich dhe Marcus Pechlaner, Kryesues të Bordit në TONDACH Gleinstätten AG. Wienerberger dhe PIPELIFE gjithashtu përkrahin viktimat e përmbytjeve në rajonet e prekura me paketa materialesh ndërtimore.

Rindërtimi mund të fillojë

TONDACH dhe Wienerberger janë të përfaqësuar me prodhim dhe vendndodhje të shitjes në rajonet e prekura. Për ndihmë të shpejtë për njerëzit e prekur mund të komunikoni drejtpërdrejt me agjencitë përkatëse të ndihmës në vend. Koordinimi i furnizimeve të pullazeve-ndihmës kryhet përmes bamirësive lokale:

Kroacia:
Hrvatski Crveni Kriz
Ulica Crvenog Kriza 14, P.P.93
HR-10 001 Zagreb

Serbia:
Hausing Centar
Jase Prodanovića 16
RS-11000 Beograd

BOSNJE:
Caritas Zvicër
Travnička 1, 71000 Sarajevë

"Shkalla e kësaj katastrofe natyrore-vërshimi është i madh. Për ne, pra, e rëndësishme është që t‘i ndihmojmë njerëzit sa më shpejt dhe në mënyrë jobyrokratike. Familjet e prekura mund të regjistrohen direkt në organizatat bamirëse të listuara më lart. Për të siguruar që të gjitha furnizimet me ndihma për viktimat e përmbytjeve të shkojnë në mënyrë sa më efikase dhe zyrtare, dërgesat drejtohen nga qendra kryesore e ndihmave. Ne jemi shumë të kënaqur që në vend të ngjarjes mund të mbështesim me zgjidhjet tona  të pullazit, në mënyrë që njerëzit të mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre përsëri dhe të ndjehen të sigurt, thotë bordi i TONDACH Gleinstätten AG.

TONDACH Gleinstätten AG

TONDACH Gleinstätten AG është prodhuesi kryesor i tjegullave prej argjile në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Në të gjithë Evropën, kompania me seli në Gleinstätten (Steiermark) ka  1850 të punësuar në 11 vende. Në Ballkan TONDACH është e përfaqësuar në 5 vende dhe prodhon në Kroaci ,Serbi dhe Maqedoni. Në Bosnjë dhe Hercegovinë TONDACH është e përfaqësuar me zyre të shitjes në Sarajevë. Në vitin 2013 u gjenerua një xhiro e konsoliduar prej € 154,000,000. Gleinstätten AG TONDACH bazohet në menaxhimin lokal, teknologjinë e fundit dhe një politikë inovative të produktit.