TONDACH® bukuri natyrale & pullaze të qëndrueshme

Trendi i pullazeve me ngjyra të hareshme nga TONDACH®

08. avril 2013

Nëse e kuqja, kafe, e zezë, gri ose gjelbërta - me një mat ose sipërfaqe me shkëlqim - pikërisht në kohë për zgjimin pranverorë TONDACH® sjell ngjyra mbi pullazet e rajonit. Me kualitetin më të lartë TONDACH® me paletën e saj të gjërë të tjegullave ka  vendosur standarde të reja në pullaz.

Sidomos pas dimrit duhet kontrolluar pullazin. Mangësitë egzistuese do të vërehen më shum sidomos pas sezonit të ftohtë dhe si shembull mund të depërtoj uji përmes plasaritjeve deri në mbrendësi. Kjo qon tek dëmet nga lagështia dhe formimi i myshkut. Për këtë pullazi duhet kontrolluar nga specialisti.

Ngjyrat në pullaz

Gjerësisht në ngjyrë dhe formë paraqitet vargu i tjegullave TONDACH®, që përshtatet  në mënyrë të përkryer për projekte të reja të ndërtimit dhe rinovimit. Me TONDACH® ju zgjidhni në mes të 25 variacioneve të ndry-shme të ngjyrave, nga të ndritëshme në t’errta  dhe në mat apo me shkëlqim. Më shumë se 400 mundësi dizajnimi të cilat  lejojnë liri të pakufizuar në pullaz!

Tjegull për rinovim pullazi

Linja e produkteve TONDACH®  tjegull zhvendosëse mundëson një restaurim të shpe-jtë dhe efikas të pullazit, që këto tjegulla mund të zhvendosen deri 6 centimetër në gjatësi. Kjo do të thotë se sistemet ekzistuese të listelimit që janë në pullaz nuk duhet të rinovohen. Kjo kursen kohë dhe para. TONDACH® ofron zgjidhje të shumta rinovimi të pullazeve përfshirë nënstrukturën dhe komponentet rrufe-pritëse.

Tjegull jetëgjatë

Tjegullat TONDACH®  prodhohen nga Toka, Uji, Ajri dhe Zjarri – krejtësisht të pastërta pa shtesa. Përmes djegëjes së tjegulles TONDACH®në mbi 1.000 gradë celsius  arrijmë që-ndrueshmërinë në mbi 100 vjet. E pakrahasueshme.

Informacionin mbi zgjidhjet për pullazin TONDACH®  i merrni te pullazëxhinjët TONDACH® ose drejtëpërsëdrejti në TONDACH Gleinstätten, përmes numrit të telefonit 03457/2218-0.